PROGRAMI COMBI “KOMUNIKIM PĖR NDRYSHIMIN E SJELLJES”

Programi Kombėtar COMBI “Komunikim pėr Ndryshimin e Sjelljes” ėshtė njė iniciativė e pėrbashkėt e Ministrisė sė Arsimit dhe Sportit, Ministria e Mirėqenies Sociale dhe Rinisė, Agjenica Shetėrore pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Fėmijėve , UNICEF dhe Qendra “Fėmijėt Sot” pėr eliminimin e dhunės ndaj fėmijėve nė shkolla dhe institucione. Qėllimi i pėrgjithshėm I Programit COMBI ėshtė tė sigurohet mbrojtja e fėmijėve nga dhuna e ēdo forme siē ėshtė parashikuar nė Konventėn e Kombėve tė Bashkura tė ratifkuar nga Republika e Shqipėrisė dhe siē del nga parimet themelore tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė. Gjithashtu qėllimi i programit COMBI ėshtė parandalimi i dhunės ndaj fėmijėve nė shkollė nė arsimin publik dhe jo-publik 9 vjeēar nė rang kombėtar; dhe institucionet publike tė pėrkujdesit nėpėrmjet promovimit tė Mėnyrave tė Reja tė Disiplinės (MRD) pėrgjatė periudhės Tetor 2015 - Janar 2017. Ėshtė njė program pararojė nė pėrpjekjet aktuale tė Qeverisė Shqiptare pėr tė ndėrmarrė veprime intensive nė parandalimin e dhunė ndaj fėmijėve nė vend. Programi COMBI ėshtė njė plan komunikimi i cili ofron njė mėnyre tė re disiplinimi nė arsimin parauniversitar publik dhe jo publik si dhe nė institucionet e pėrkujdesit social, nė pėrputhje me njė mentalitet tė ri kundėr ēdo forme dhune fizike apo psikologjike ndaj fėmijėve.