25.04.2008 Qendra Fėmijėt Sot(QFS), Save the Children dhe organizata fėminore Zėri 16+ Durrės, zhvilluan sot ne ambientet e shkollės 9-vjeēare publike 14 Nėntori aktivitetin Zbatimi i tė drejtave tė fėmijėve nė shkolla nė kuadėr tė Fushatės Globale Arsim pėr tė Gjithė.
Nė kėtė aktivitet morėn pjesė z. Gazmend Oketa deputet i zonės dhe ish-nxėnės nė shkollėn nė fjalė, Kryetari i Kėshillit tė Qarkut Durrės, Drejtori i Drejtorisė Arsimore Rajonale Durrės, pėrfaqėsues nga Bashkia Durrės si dhe rreth 40 nxėnes etj. Aktiviteti u zhvillua dhe drejtua nga vete fėmijėt e Zėrit 16+ dhe pėrfaqėsuesit e Qeverisė sė Nxėnėsve tė shkollės. Fėmijėt i bėn prezent pjesėmarrėsit me problemet me tė cilat ndeshen fėmijėt nė kuadėr tė zbatimit tė tė drejtave nė shkollat e Durrėsit. Kėto probleme kane dale nga njė pyetėsor i zhvilluar nga vete fėmijėt e Zėrit 16+. Studimi nė 5 shkolla publike 9-vjeēare nxėnėsit e shkollave nė Durrės pranojnė nder te tjerat ekzistencėn e dhunės fizike dhe psikologjike nė shkolla kryesisht nga mėsuesit. Nxėnėsit ngritėn kėrkesat pėr pasurimin e bibliotekave, zgjerimin e rregullimin e shkollave, ndėrtim palestre dhe terreni sportiv nė shkollė dhe nė lagje, mospagimi pėr mirėmbajtjen e shkollės etj. Ky aktivitet pėrkonte me qėllimin i Fushatės Globale nė Shqipėri me slogan Politikanė kthehuni nė Shkollė, ėshtė koha tė kontribuoni", i cili ėshtė ndėrgjegjėsimi i Qeverisė Shqiptare, politikanėve, pushtetit vendor dhe publikut tė gjerė pėr: problemet e arsimimit tė fėmijėve nė Shqipėri, veēanėrisht arsimimit tė vajzave dhe fėmijėve tė grupeve vulnerabėl, fenomenit tė braktisjes sė shkollės dhe tė fėmijėve tė pėrjashtuar nga arsimi si dhe krijimit tė kushteve pėr shkolla sa mė miqėsore.
Aktiviteti u pasqyrua ne mediat lokale dhe kombėtare, dhe televizioni News 24 pėrgatiti njė reportazh special pėr ketė aktivitet.