BARAZIA GJINORE DHE FUQIZIMI I GRUAS

Nė kuadėr tė Projektit "Rinia Religjoze - agjent ndryshimi nė parandalimin e dhunės me bazė gjinore dhe dhunės nė familje“, Qendra “Fėmijėt Sot” nė bashkėpunim me tė rinjtė e komuniteteve fetare nė vend realizoi njė trajnim dy ditor me temėn “Komunkimi Efektiv dhe Zgjidhja e Konflikteve pa Dhunė”. Trajnimi kishte pėr qėllim tė mundėsonte tė rinjve njohuri rreth komunikimit si proēes, rėndėsisė sė komunikimit efektiv dhe pėrdorimit tė tij si mjet pėr menaxhimin e konflikteve, si dhe pėrmirėsimin e marrėdhėnieve nė grup. Aktiviteti ofrojė njohuritė kryesore teorike si dhe t’ju mundėsojė tė rinjve tė profesioneve tė ndryshme qė nėpėrmjet ushtrimeve tė provojnė aftėsitė e tyre komunikuese si edhe tė shmangin konfliktet pėrmes komunikimit efektiv. Gjithashtu trajnimi synoi tė orientohte pjesėmarrėset/it pėr tė menduar rreth mesazheve si dhe aktiviteteve konkrete qė mund tė organizohen prej tyre nė tė ardhmen, duke synuar fuqizimin e gruas, arritjen e barazisė gjinore dhe reduktimin e dhunės me bazė gjinore dhe dhunės nė familje. Pėrgjatė trajnimit u bė e mundur shkėmbimi i ideve dhe sjellja e pėrvojave qė promovojnė modelin e vajzės dhe gruas tė plotėsuara nė tė gjitha sferat e jetės. Nė pėrfundim tė kėtij aktiviteti u formulua ky mesazh i pėbashkėt: Vajzat dhe djemtė vijnė nė jetė tė ndryshėm, por duhen rritur dhe edukuar njėlloj! Njė shoqėri e shėndetshme, promovon, nxit dhe beson tek fuqizimi i gruas dhe kontributi i saj! Ky projekt zbatohet nga Qendra “Fėmijėt Sot” nė partneritet me Ministrinė e Mirėqėnies Sociale dhe Rinisė, me mbeshtetjen e UNDP/ UN Women dhe me fonde tė Qeverisė Suedeze. Projekti ėshtė nė kuadėr tė nismės “UNĖ ZGJEDH TĖ JETOJ PA DHUNĖ”!