Trajnime me stafet arsimore nė Drejtoritė/Zyrat Arsimore

Nė kuadėr tė Programit “KOMUNIKIM PĖR NDRYSHIM SJELLJE” COMBI”, Qendra “ Fėmijėt Sot” realizoi 5 seanca orientimi me stafet e Drejtorive Arsimore/Zyrave Arsimore nė lidhje me ri-aktivizimin e programit COMBI. Nėpėr trajnime morėn pjesė rreth 175 pėrfaqėsues nga DAR/ZA Elbasan, Dibėr, Kavajė, Durrės dhe Shkodėr. Qėllimi i trajnimeve ishte prezantimi I Planit tė Punės nė tė cilat do tė mbėshtet zbatimi I programit COMBI nė fushėn e dhunės ndaj fėmijėve nė shkolla. Trajnimi u dha mundėsinė pėrfaqėsuesve tė institucioneve arsimore, tė diskutojnė nė lidhje me detyrat dhe pėrgjegjėsitė nė kuadėr tė fazės sė dytė tė zbatimit tė programit COMBI: Koordinatorėt dhe Avokatėt e Mėnyrave tė Reja tė Disiplinės (MRD), cfarė duhėt tė bėjnė shkollat, organizimin e bisedave kafe, ngitjen e kėndeve COMBI, shpėrndarjen e materialeve promocionale dhe kartave PEET, angazhimin e nxėnėsve dhe komunitetit pėr tė reduktuar dhunėn ndaj fėmijėve, etj. Gjithashtu,synimi ishte edhe vendosja e kontakteve tė bashkėpunimit me pėrfaqėsuesit e drejtorive tė shkollave pėr zbatimin e Programit. Pėrfaqėsues tė institucionet arsimore, drejtues shkollash, mėsuesit, psikologėt shprehėn angazhimin e tyre nė kėtė fazė tė dytė nė adresimin e rasteve tė dhunės ndaj fėmijėve nė shkolla dhe promovimin e MRD. Nė pėrfundim u shpėrndanė materialet promovuese tė komunikimit nė shkolla (postera, fletė informimi pėr mėsuesit, fletė informuese pėr nxėnesit, fletė informimi pėr rrjetin e avokatėve, kartėn PEET dhe instruksionet pėrkatese). COMBI ėshtė Program I Ministrisė sė Arsimit dhe Sportit ( MAS) dhe realizohet nė partneritet me institucionet qendrore dhe lokale nė varėsi tė MAS; Ministrinė e Mirėqenies Sociale dhe Rinisė, Agjencinė Shtetėrore pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Fėmijėve, mbėshtetur nga UNICEF Shqipėri.