Mbrojtja e Fėmijėve nga Abuzimi Seksual


Qendra "Fėmijėt Sot" me mbėshtetjen financiare tė Fondit Kandez pėr Iniciativat Lokale (CFLI) dhe Australian Direct Aid Program po zbaton projektin "Mbrojtja e fėmijėve nga abuzimi seksual". Nė koordinim me Zyrėn Arsimore tė Lushnjes, projekti zbatohet nė 5 shkolla tė rrethit dhe synon ngritjen e kapaciteteve tė mėsuesve, fėmijėve dhe prindėrve nė lidhje me mbrojtjen e fėmijėve nga abuzimi me fokus tė veēantė, abuzimin seksual. Projekti parashikon hartimin e materialeve burimore per mėsues, prindėr , profesionistė dhe fėmijė nė fushėn e abuzimit seksual; hartimin e njė Politike tė shkollės pėr mbrojtjen e fėmijėve nga abuzimi. Njė element i rėndėsishėm i projektit lidhet me hulumtimin e njohurive, qėndrimeve dhe besimeve tė mėsuesve, prindėrve dhe fėmijėve pėrkundrejt abuzimit seksual. Gjetjet dhe rekomandimet e hulumtimit do tė shėrbejnė si bazė pėr tė pėrcaktuar ndėrhyrjet e mėtejshme tė nevojshme nė fushėn e mbrojtjes nga abuzimi seksual, me fėmijėt, mėsuesit, prindėrit dhe profesionistėt e fushės.