SHOQĖRIA CIVILE MARSHON PĖR TĖ DREJTAT E FEMIJĖVE NĖ SHQIPĖRI

Me rastin e 1 Qershorit, Ditės sė Femijėve, mbi 200 pėrfaqėsues dhe organizata tė shoqėrisė civile manifestuan nėn moton: “Femijė tė shėndetshėm, tė mbrojtur dhe tė arsimuar! Koha pėr tė marrė pėrgjegjėsi!” 1 Qershor 2017 – Nė Ditėn e Femijėve, pėr herė tė parė nė historinė moderne tė Shqipėrisė, organizatat dhe aktivistėt pėr tė drejtat e femijėve marshuan sot pėrgjatė Bulevardit “Dėshmorėt e Kombit”, nėn moton: VEPRO! Femijė tė shėndetshėm, tė arsimuar dhe tė mbrojtur! Koha pėr tė marrė pėrgjegjėsi! Mė shumė se 200 aktivistė dhe mbi 30 organizata tė shoqėrisė civile mbajtėn sot pankarta dedikuar problemeve kryesore qė femijėt kanė nė Shqipėri. Gjatė marshimit, organizatat dhe aktivistėt u ndalėn pėrpara Presidencės, Kuvendit, Qeverisė dhe Bashkisė Tiranė, ku nė mėnyrė simbolike dorėzuan pranė ēdo institucioni njė letėr me kėrkesat e shoqėrisė civile pėr pėrmirėsimin e gjendjes tė tė drejtave tė femijėve. 1 Qershori festohet nė Shqipėri si Dita e Fėmijėve . Ajo konsiderohet jo vetėm si njė ditė feste, por edhe njė ditė sensibilizimi pėr ēėshtjet dhe problematikat e lidhura me fėmijėt. Pavarėsisht premtimeve dhe punės sė Qeverisė dhe Kuvendit, gjatė kėtyre 4 viteve pėr ēėshtjet e lidhura me fėmijėt, mbetet ende shumė pėr tė bėrė. Mekanizmat e mbledhjes dhe raportimit tė tė dhėnave pėr mbrojtjen e fėmijėve, tė koordinimit dhe tė bashkėpunimit ndėrsektorial e ndėrinstitucional, si dhe shėrbimet e mbrojtjes sė fėmijėve kanė nevojė pėr pėrmirėsim tė mėtejshėm. Mungon planifikimi i duhur, buxhetimi dhe programet e ri-arsimit dhe riintegrimit nė komunitet pėr shumė femijė dhe tė rinj nė nevojė dhe risk. Disa grupe tė fėmijėve, siē janė ata tė minoriteteve, fėmijėt me aftėsi tė kufizuara, vajzat dhe fėmijėt qė jetojnė nė zonat rurale, pėrballen me sfida tė veēanta pėr tė aksesuar shėrbimet vendore. Qendra “Fėmijėt Sot” u shpreh: “Marshojmė kėtė 1 Qershor pėr mė shumė pėrgjegjėsi, vėmėndje dhe zbatimin e ligjit pėr pėrmirėsimin e jetės sė fėmijėve nė vend”.